Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong ka thënë se SHBA është “armiku më i madh ” i vendit të tij dhe ai nuk pret që Uashingtoni të ndryshojë politikën e tij ndaj Pyongyang, pavarësisht se kush është President.

Gjatë një kongresi të rrallë të Partisë së tij të punëtorëve në pushtet, Z.Kim u zotua të zgjerojë arsenalin dhe potencialin ushtarak të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.
Ai tha se planet për një nëndetëse bërthamore janë pothuajse drejt finalizimit.

Komentet e tij vijnë ndërsa Presidenti i zgjedhur, Joe Biden përgatitet të marrë detyrën.

Sipas analistëve, vërejtjet e Z.Kim janë përpjekje për të ushtruar presion mbi qeverinë e ardhshme , me Z.Biden që do të betohet më 20 janar.

Z.Kim kishte një raport të mirë më Presidentin në largim të SHBA, Donald Trump, edhe pse ishte bërë pak përparim në negociatat mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut.