Ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ervin Pupe.

Sipas asaj që poston Kim në Twitter, pas një Gjykate Kushtetuese funksionale është koha që edhe Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin e nevojshtëm që edhe vetë të jetë funksionale, por të plotësojë edhe vendet vakante në Kushtetuese.

Yuri Kim: Duke punuar së bashku, KED, Presidenca dhe Parlamenti bënë të mundur një Gjykatë Kushtetuese funksionale në fund të vitit 2020. Tani, është koha që Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin në mënyrë që vendet e lira të mbetura në Kushtetuese të mund të plotësohen dhe vetë Gjykata e Lartë të jetë plotësisht funksionale. Le të vazhdojmë të ecim përpara – hap pas hapi.