Vrasësi i Beharit doli me biçikletë nga Tirana, hyri tek “Kodrat e Liqenit”, Ora News zbardh itinerarin e lëvizjes

Vrasësi i Beharit doli me biçikletë nga Tirana, hyri tek

Vrasësi që ekzekutoi me dy plumba pistolete Behar Sofinë, të skeduar për trafik heroinë, ka dalë i qetë nga Tirana jo me makinë por me një biçikletë.

Askush nuk ka dyshuar tek vrasësi, pasi pas goditjes me dy plumba, autori është larguar i qetë, pa vrapuar dhe shfaqur panik.

Njeriu që tronditi qëndrën e Tiranës është larguar me një biçikletë, në drejtim të kodrave të liqenit artificial në Tiranë, dhe itinerari i tij, është zbuluar duke analizuar pamjet filmike të sekuestruar në bizneset dhe objektet e rëndësisë së veçantë siç është presidenca dhe kamerat e bashkisë së Tiranës.

“Ora News” zbardh të plotë itnerarin e lëvizjeve të autorit dhe bashkëpuntorëve të tij, pasi besohen se kanë qënë dy persona që kanë shërbyer si vëzhgues, njëri i pozicionuar në një kafene që ndodhet pranë hyrjes së pallatit të Behar Sofisë dhe tjetri tek trotuari ngjitur me hyrjen tek piramida.

Sipas burimeve të “Ora News” killer dyshohet se ka qëndruar i pozicionuar në një zona jashtë syrit të kamerave të bizneseve, në anën e trotuarit buzë lumit Lana ose mbi këtë urrën këtu.

Lexo dhe: Gafa që bëhet në media/ Behar Sofia person me vetëm një identitet. Kush është Fatmiri?


I veshur sportiv, me kapele, syze dhe një maskë anti-COVID-19, qitësi në këtë besohet se mund të ketë qëndruar në këto dy pozicione duke mos u kapur nga kamerat, në pritje të sinjalizimit nga dy vëzhguesit që ishin ngarkuar të monitoronin, Behar Sofinë.

Ndërsa një biçikletë ishte lidhur tek një pemë, pikërisht në këtë zonën që shihet këtu dhe që ndodhet shumë pranë vendit më të frekuentuar të Tiranës. Sapo dy vëzhguesit kanë njoftuar qitësin se Behar Sofia, ka dalë nga banesa, duke marë drejtimin në këmbë, drejt trotuarit buzë Lumit Lana, qitësi është afruar në kryqëzimin këtu, duke ndjekur nga pas Behar Sofinë.

Ai është afruar në një distancë shumë të afërt dhe e ka qëlluar dy herë me një pistoletë me silenciator, duke bërë që Behar Sofia, të shembet në tokë. Askush nga kalimtarët nuk ka dëgjuar të shtëna. Killeri nuk ka humbur qetësinë, por pa u panikosur fare ka vijuar i qetë ecjen në trotuar.

Ka shkuar tek vijat e bardha pranë urrës tek Bulevardi Dëshmorët e Kombit, duke kaluar në krahun tjetrër, mes disa personave kalimtarë të rastit.

Pikërisht në këtë vendin këtu ka marë biçikletën që ishte lidhur nga dikush tjetër ose vetë ai dhe më pas, ka filluar të lëvizë në korsinë e biçikletave, drejt zonës së Kuvendit, Presidencës, dhe më tej ka dalë në rrugicat e parkut kombëtar, duke mos u shqetësuar nga asnjë patrullë policisë që ndodhej në këtë itinerar mjaft të monitoruar nga Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës.


Të paktën 10 të shoqëruar për atentatin


Killeri ka shumë dyshime që të ketë lënë biçikletën në brendësi të liqenit, dhe ka vijuar në këmbë në drejtim të zonës që ndodhet mes Saukut dhe Liqenit të thatë, dhe aty mund të jetë larguar me një automjet që qëndronte në gadishmëri për ta larguar njëherë e mirë nga Tirana.

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ndodhja e krimit policia dhe prokuroria e Tiranës, për momentin nuk kanë asnjë person të dyshuar si autor të këtij krimi të rëndë.

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet atentati ne tirane behar sofia

EMISIONET