I ftuar në Ora News, eksperti Reald Keta u shpreh se regjistrimi i adresave thuhet se është akoma në vazhdim e sipër.

Ai tha se shqetësimi i ngritur nga emisioni BOOM me adresat ekziston dhe shtoi se këto shqetësime duhet të merren parasysh nga kreu i ri i KQZ-së.

Reald Keta: Nëse mediat atakohen, imagjinoni votuesit. Nëse media nuk merr një përgjigje zyrtare, një gjë e tillë as nuk mund të mendohet se ndodh me qytetarin, duke e kthyer procesin në politik. Regjistrimi i adresave thuhet se është akoma në vazhdim e sipër. Regjistri i adresave duhet të ishte vënë përballë regjistrit kombëtar të gjendjes civile. Listat e zgjedhësve në vitin 2009 ka pasur shqetësime për këtë regjistër dhe ekstrakti i votuesve është automatik. Ndërsa sipas udhëzimit të ministrit të Brendshëm ky regjistër ekstraktohej në mënyrë automatike, duke mos pasur elementë njerëz në të.

Duhet të pranojmë se shqetësimi ekziston. Komisioneri i ri i zgjedhjeve duhet t’i marrë parasysh këto shqetësimi pasi është obligim që ai duhet ta adresojë. Po ashtu ekziston edhe obligimi i njoftimit me shkrim të votuesve për qendrën e tyre të votimit. Ky proces njoftimesh bëhej politik, duke bërë që të majtët të njoftoni të majtët ose të djathtët vetëm elektoratin e djathtë. Në rastin e një pushteti vendor tërësisht të majtë, parashikohet një traditë që të bëhet një instrument elektoral i të majtëve.

Keta theksoi se qytetarët që nga hartimi i regjistrit të adresave u ngarkohet atyre që të marrin barrën për të korrigjuar gabimet që janë bërë nga administrata publike.

Reald Keta: Qytetarët që nga hartimi i regjistrit të adresave u ngarkohet atyre që të marrin barrën për të korrigjuar gabimet që janë bërë nga administrata publike. Absolutisht se ky proces e ka edhe elementin korrigjues nga qytetarët, kur janë qytetarët përgjegjës, por ama nuk mund të mbështete i gjithë ky proces te qytetarët për të korrigjuar.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti A. Kurti