Këshilltari për Siguri Kombëtare amerikane, Robert O’Brien shprehet se mirëpret takimin Serbi-Kosovë në Shtëpinë e Bardhe.

Përmes një postimi në Twitter ai shkruan se angazhimi i liderëve të Kosovës dhe Serbisë në dialog sjell përfitime për të dyja vendet.

“Mirëpres takimin e nesërm në Shtëpinë e Bardhë me presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Hoti. Këto diskutime të rëndësishme do të avancojnë paqen përmes bashkëpunimit ekonomik. Përkushtimi i të dy liderëve në dialog do të sjellë përfitime për Serbinë dhe Kosovën”,  – shkruan O’Brien.