Të gjithë e njohin si njeriun që mbante marrëdhëniet me mediat kur kryeministër i Britanisë së Madhe ishte Tony Blair.

Ndërsa në Shqipëri emri i tij përmendet si këshilltar i kryeministrit Edi Rama, që shkruan “pa pagesë” pro tij në mediat ndërkombëtare.

Alastair Campbell e përmendte kryeministrin shqiptar në librin e tij të parë, të titulluar “Winners” (Fitimtarët), ndërsa tashmë ka botuar një të dytë “Living Better. How i Learned to Survive Depression”, (Të jetosh më mirë. Si mësova ti mbijetoj depresionit) ku ai shpjegon se si ka arritur te jetojë më mirë duke i mbijetuar depresionit të tij të vazhdueshëm.

Gazeta franceze Liberation i ka bërë një portret skocezit, me dy vëllezër të vetvrarë, i cili e urren kryeministrin aktual Boris Johnson dhe që deklaron pa droje se “i vjen turp që është britanik” në kohën e Brexit.

Depresioni e ka shoqëruar për dekada, dhe ai e pranon se njeriu që është sot është ndërtuar bashkë me të, jo kundër kësaj sëmundje. Në librin e tij, ai rrëfen për luftën e ashpër për ta kontrolluar atë, jo për ta eleminuar. Kur hap sytë në agim, ai e di nëse deprsioni është aty, duke fjetur dhe i qetë, apo vigjilent dhe i gatshme ta gëlltisë të tërin. Ai madje e sheh atë, si një re gri të errët. “Eshtë “rreth pesëfishi i madhësisë së një topi regbie”, kështu e përshkruan Liberation rrëfimin e Cambell.

Libri i tij është një ndërthurje e autobiografisë me një manual utilitar psikologjie. Alastair Campbell tregon se një ditë pas humbjes së jetës të një miku të tij të shtrenjtë, ai e pyeti psikologun e vet: se cili është qëllimi i jetës? Qëllimi i një jetë është që ajo të jetohet ia pati kthyer ai. Këshilltari aktual i Ramës i ka trguar Liberation edhe momentet e tij më të vështira depresive.

“Alastair Campbell u zhyt për herë të parë në një krizë depresive të thellë në 1986. Episodi ishte shumë publik dhe shumë i dhunshme. Halucinacione, arrestim, ai u shtrua në spital. Shpjegimi i tij për episodin ishte shumë alkool dhe shumë punë. Ai e la alkoolin fare, që atëherë nuk e ka prekur kurrë më një gotë të vetme. Por kjo nuk ishte e mjaftueshme. Do të duheshin njëzet vjet që ai ta shikonte depresionin e tij në sy. Në ndërkohë, koha ridhte çmendurisht. Toni Blair do të fitonte zgjedhjet dhe do të bëhej kryeministër për herë të parë, në 1997. Pastaj do të vijonin edhe dy mandate të tjerë. Një ritëm i pabesueshëm pune. Dhe një fund i palavdishëm: lufta në Irak, e cila do të vuloste fundin e Blairizmit dhe do ta prekte fort Alistar Campbellin, që u largua nga Downing Street më 2005. Me Fionën, bashkëshorten e tij ata po ecin në një park. “Aty fillova të godas veten fort në fytyrë, nuk mund të ndalesha më”.

Le Monde i bën një portret këshilltarit të Ramës për imazhin: Kush është Alistair Campbell

Alastair Campbell i cili publikisht thotë në mënyrë evazive se puna më Ramën nuk e ka bërë shumë më të pasur, por e ka pasuruar politikisht dhe mendërisht, e ka prekur edhe më herët në një shkrim për Shqipërinë, në verën e 2017 problemin e tij me depresionin.

“Si një studiues i shëndetit mendor, një prej përvojave të para shokuese në Shqipëri ishte të shihja Sali Berishën teksa i ngulte sytë kamerës që mbulonte fjalimin e tij në Parlament, një fjalim në të cilin ai drejtohej drejpërsëdrejti nënës së Ramës, të cilën e pyeste se kur do të pranonte që djali i saj ishte diagnostikuar si skizofren paranojak? Ajo e hodhi në gjyq, por gjykata (ato janë veçanërisht të korruptuara, ndonëse Rama ka vendosur reformën gjyqësore në zemër të axhendës së tij) vendosi se politikanëve u lejohet të thonë çfarë të duan rreth njëri-tjetrit”