Vetëm pak orë para nisjes së mbledhjes së Këshillit Politik, opozita e bashkuiar konfirmon pjesëmarrjen me anë të një letre drejtuar përfaqësuesit të PS-së, Damian Gjiknuri.

Ata kërkojnë respektimin e 2 kushteve të kërkuara në mënyrë që të vijohet puna. Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare janë të njëjtët, për PD-në Oerd Bylykbashi ndërsa për LSI-në Petrit Vasili.

Kushtet të cilat opozita e bashkuar i ka cilësuar si “vijë e kuqe” është paprekshmëria e koalicioneve parazgjedhore dhe listat 100 përqind të hapura.

Gjithashtu ata kërkojnë dhe rishikimin e rregullave të lojës, 5 muaj përpara zgjedhjeve.