Opozita jashtëparlamentare dhe mazhoranca janë dakordësuar përmes korrespondencës për të marrë pjesë në mbledhjen e nesërme të Këshillit Politik.

Fillimisht ishin Oerd Bylykbashki dhe Petrit Vasili që i tërhoqën vëmendjen Gjiknurit se e kishte caktuar mbledhjen në mënyrë të njëanshme, por megjithatë ata  konfirmuan pjesëmarrjen me kushtin që mbledhja të mbahet në orën 12:00.

“Në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik nuk pati asnjë dakordësi për të zhvilluar mbledhjen ditën e premte. Ju gjithashtu refuzuat kërkesën tonë për mbledhje të Këshillit Politik ditën e mërkurë. Kjo logjikë e funksionimit të njëanshëm është krejt e kundërt me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të Këshillit Politik, ku qoftë ditët e mbledhjeve ashtu edhe rendi i ditës janë dakordësuar konsensualisht më parë.Megjithatë duke e konsideruar këtë si një veprim të gabuar tuajin por që nuk do përseritet më, konfirmojmë pjesmarrjen tonë dhe propozojmë që mbledhja të zhvillohet në orën 12.00”.

Nuk vonoi edhe përgjigjia e Damian Gjiknurit, i cili njofton se pas kësaj kërkese mbledhja është spostuar në orën 12.