Mosmarrëveshja për Koalicionet parazgjedhore është kthyer në një kalë beteje nga PS dhe PD, si një pikë e rëndësishme për pushtetin pas 25 prillit.

Damian Gjiknuri refuzon të pranojë kërkesën e opozitës së bashkuar për t’u drejtuar ODIHR për mbajtjen e koalicioneve me lista të përbëra në një sistem me lista të hapura.

Oerd Bylykbashi: Opozita kërkon me insistim, kërkoi edhe sot me insistim dhe përsëri u përball me refuzimin e Partisë Socialiste. Pra, opozita kërkoi me insistim që t’i drejtohemi ODIHR si arbitër i rënë dakord në marrëveshjen e 14 janarit.

Damian Gjiknuri: Me sebepin e letrës së ODIHR duan që këto ndryshime kushtetuese të mos zbatohen dhe të krijojnë vakum ligjor për moszhillimin e zgjedhjeve dhe do të cojë në krizë kushtetuese.  

Por përfaqësuesi i mazhorancës në Këshill Damian Gjiknuri ka një tjetër kusht për Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin, për t’u bindur që të hedhë firmën mbi letrën e cila do t’i drejtohet ODIHR

Damian Gjiknuri:Na sillni nje variant te shkruar nga ata sipas nje legjislacioni të vendit europian që kanë sistem proporcional me lista te hapura dhe nese nuk e pranojmë i drejtohemi ODIHR.

Oerd Bylykbashi: Kërkuan tekst, i kemi dhënë tekst, zyrtarisht amendamente të cilat garantojnë koalicionin siç është sot në Kodin Zgjedhor, në përputhje me Kushtetutën e ndryshuar më 30 korrik dhe listën e hapur 100%.

Të marrë versionin tonë, versionin e vet, t’ia çojmë ODIHR-it së bashku dhe e mbyllim këtë çështje, vazhdojmë diskutimet me çështje të tjera.

Pikërisht këtë nuk do z.Gjiknuri, sepse e di që përgjigja që do të vijë është që: Ajo që po bëni po prek standardet ndërkombëtare për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

I pranishëm në mbledhje, kreu i grupit demokrat në parlament, Myslim Murrizi u shpreh se palët duhet t’i drejtohen ODIHR nësë ky është kusht për ndryshimet në kod.

Myslim Murrizi: Nuk e meritojne shqiptaret te mbeten peng per nje leter. Deri me 31 dhjetor dezhurn ne kete institucion eshte Rama. Kushtetuta nuk është makinë Fiat Punto, që kur ke bllok do ikësh mbrapa

Rudina Hajdari bëri sërish thirrje për bojkot në parlament nësë PS nuk pranon të hapë listat 100%

Rudina Hajdari: I ftoj kolegët e opozitës parlamentare që ne të refuzojmë të shkojmë në çdo mbledhje, derisa të pranohet kërkesa jonë për hapjen 100% të listave. Beteja e tyre është për një pushtet të tyre personal, ndërsa beteja jonë është për një të ardhme më të mirë”

Mazhoranca ka parashikuar që të miratojë ndryshimet në kod të hënën në parlament, por dëri me 5 tetor pritet që palët të jenë në negociata si brenda dhe jashtë kuvendit.