Këshilli bashkiak në Shkodër e padit në gjykatë, Voltana Ademi: Jam e qetë në ushtrimin e detyrës

Këshilli bashkiak në Shkodër e padit në gjykatë,

4 muaj pas emërimeve të reja në Këshillin mbikëqyrës të klubit të Vllaznisë nga an e kryebashkiakes demokrate Voltana Ademi, këshilltarët socialistë në Bashkinë e Shkodrës janë kujtuar për të paditur në gjykatë. Sipas tyre kryebashkiakja ka vepruar në shkelje të ligjit pasi kjo është një kompetencë e këshillit. Voltana Ademi në një reagim për Ora News shprehet se ka vepruar konform ligj, ashtu siç kanë bërë edhe socialistët në krye të bashkive të majta.

Kryebashkiakja demokrate Voltana Ademi është kallëzuar në Gjykatën e Shkodrës nga Këshilli bashkiak socialist.

Shkak për këtë është bërë një vendim i 29 majit të Ademit për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të Këshillit mbikëqyrës të klubit të Futbollit të Vlaznisë.

Sipas këshilltarëve socialistë në këtë bashki Voltana Ademi ka ushtruar një kompetencë që i takonte Këshillit bashkiak

Kryebashkiakja Votltana Ademi prej ditësh ndodhet e izoluar në banesën e saj për shkak se është e infektuar me Covid, por e kontaktuar nga Ora News ajo është shprehur se edhe në bashkitë e tjera, por të drejtuar nga socialistët është vepruar në të njëjtën mënyrë.

Ademi: Nuk jam njohur me projekt vendimet. E kam dëgjuar për here të parë përmes televizionit. Jam e qetë në ushtrimin e detyrës time me korrektesë.  Nga paraqitja në seancën e këshillit teknikisht asgjë nuk kuptova nga pretendimet. Do ta lexoj me vëmendje dhe do të hedh dritë me profesionalizëm për çdo paqartësi në aplikim të ligjit nëse kanë.  Meqenëse më pyet, po ju dërgoj vendimet e të gjithë kryetarëve të Bashkive Vlorë, Kamëz, Lushnjë, etj. Ata me tagrin që u jep ligji kanë ushtruar detyrën sikurse ligji parashikon. Nuk besoj se Shkodra për faktin e të qenurit në opozitë bën ndonjë përjashtim.

Këshilli bashkiak socialist është kujtuar pas 4 muajsh se vendimi i Voltana Ademit për të zëvendësuar këshillin mbikëqyrës të Vllaznisë është antiligjore.

Ndoshta tensionet mes demokrates dhe socialistëve janë ndezur edhe për shkak të një ristrukturimi që po merr PS në Shkodër nën drejtimin e Ilir Beqaj.

Vendi Lajme Lajmi i fundit padi keshilli bashkiak gjykate Aktualitet voltana ademi

EMISIONET