"Këshilla" e Varhelyi për Kodin Zgjedhor dhe refuzimi i Ramës, Kryemadhi: Në panik nga 25 prilli

"Këshilla" e Varhelyi për Kodin Zgjedhor dhe refuzimi i

Gjatë komunikimit me gazetarët në selinë e LSI, Monika Kryemadhi komentoi reagimin e djeshëm të komisionierit për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, i cili i kërkoi mazhorancës që të rishohë votimin e Kodit Zgjedhor pas përgjigjes që do të vijë nga Komisioni i Venecias, kërkesë kjo e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Sipas Kryemadhit, refuzimi që kryeministri Edi Rama i bëri kësaj kërkese tregon frikën dhe panikun që e ka kapluar për zgjedhjet e 25 prillit.

Monika Kryemadhi: “Angazhimi i Opozitës së Bashkuar ka qenë përfshirja në Këshillin Politik edhe pse ka qenë një angazhimi vështirë për shkak të sjelljes arrogante apo edhe për shkak të pozicionimeve të mazhorancës apo individëve të caktuar për interesa personale.

Megjithatë, ajo që duam të theksojmë: ne i qëndrojmë Marrëveshjes së 5 Qershorit, Dakordësisë së 5 Qershorit, e cila është një lloj garancie për ndërkombëtarët se nuk krijon ndonjë garanci për qytetarët shqiptarë. Mjafton të shohësh qëndrimin e mazhorancës.

Pavarësisht se komisioneri Varhleyi bëri një kërkesë ku i kërkon mazhorancës të mos tregohet arrogante dhe të presë të paktën opinionin e Komisionit të Veneciuas nuk tregon gjë tjetër veçse panikun, mungesën e besimit që ka Rama dhe grupit të tij sa i përket zgjedhjeve tël 25 prillit".

https://youtu.be/LTAdJqPfklQ

Vendi Lajme monika kryemadhi Politikë Lajmi i fundit LSI kodi zgjedhor Oliver Varhelyi venecia Aktualitet

EMISIONET