Kërkohet një greviste, Kryemadhi "demaskon" Ramën: Përdore nënën e punonjësit të bashkisë për sulm politik ndaj meje

Kërkohet një greviste, Kryemadhi "demaskon" Ramën:

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, përgënjeshtroi deklaratat e një gruaje që u shfaq sot në media si greviste në  Ballsh, duke publikuar pamjet e takimit të një nate më parë me gratë naftëtare.

Kryemadhi akuzon Ramën se "infiltroi" mes grevisteve mamanë e një punonjësi Bashkie  për ta sulmuar politikisht.

Kryemadhi: Edi, unë e di sa të djegin të vërtetat që unë artikuloj pa frikë ndaj teje dhe oligarkëve që je lidhur aq ngushtë. E kuptoj se marazi të ka errur sytë. Këto ishin gratë greviste që unë takova në Ballsh dhe jo mamaja e nderuar e një punonjësi Bashkie rilindase që sot e kishe çuar me urdhër për ta përdorur në sulm politik ndaj meje.

Bëji nder familjes tënde dhe largoji duart nga gratë e Fierit, se ato nuk janë mish për top për inatet politike që po të shtohen tani teksa po të ngushtohet laku në shterim të ditëve të pushtetit. Kurajo për gratë greviste të cilat i mbështes në betejën për të drejtat e tyre dhe forca e grave të Shqipërisë, për t’u bërë bashkë më 25 Prill që të ndërtojmë Shqipërinë që nuk i shfrytëzon dhe nëpërkëmb por i jep vendin e duhur grave e vajzave të vendit!

Mospraninë e gruas në takimin me Kryemadhin e kanë konfirmuar dhe naftëtaret greviste.

"Jam një greviste e grevës së urisë në Kombinatin e Punimit të Naftës në Ballsh. Dëgjoj në media për zonjën Kryemadhi. Zonja që ka folur në lidhje me zonjën Kryemadhi nuk ka qenë në takim atë natë. Prandaj po e përgënjeshtrojmë dhe zonjës Kryemadhi i kërkojmë ndjesë".

Vendi Lajme monika kryemadhi Politikë Greva e naftetareve

EMISIONET