Kërcënonte, ngacmonte dhe e izolonte të dashurën e tij nga çdo gjë, ndërsa e detyronte të hiqte dorë nga rrjetet sociale dhe të vishej vetëm siç donte ai.

Ky është makthi i përjetuar nga një 20-vjeçare italiane për shkak të partnerit të saj shqiptar, i cili ka përfunduar në prangat e karabinierëve..

21-vjeçari shqiptar akuzohet për veprime përndjekëse dhe dëmtime të rënduara.

Gjatë periudhës së bashkëjetesës me vajzën, e cila zgjati më pak se një vit, përveç që e detyroi atë të ndërpresë çdo marrëdhënie me miqtë dhe të fshijë profilet e saj në rrjetet sociale, ai i kishte vendosur asaj një ‘kod veshjeje’, duke i lejuar vetëm rroba të errëta, shkruajnë mediat italiane.

Për shkak të xhelozisë që ai ndjente ndaj vajzës, ai e kishte kërcënuar dhe ngacmuar atë disa herë, duke e detyruar atë të ndryshonte zakonet e saj të jetës.

Madje sapo mbaroi bashkëjetesa, i riu i kishte dërguar asaj disa mesazhe, duke e kërcënuar me vdekje në rast se ajo fillonte një lidhje të re romantike.

Për më tepër, ai i kishte dëmtuar makinën e gjyshes të viktimës, kishte lyer derën e një apartamenti në pronësi të gjyshërve me shkrime fyese dhe ofenduese dhe kishte dëmtuar derën e godinës ku ajo jetonte me nënën dhe gjyshen e saj.