Këngëtarja e talentuar Tringa Kay, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ku foli për marrëdhënien që ka me ish-menaxherin e saj Genc Prelvukaj. 

Tringa ka qenë pjesë e labelit të Gencit për vite me radhë, e ndërsa pas shkëputjes së marrëdhënies profesionale, mbajtën raporte miqësore, deri kur Genci u fejua me Eni Kocin. 

Tringa rrëfeu për moderatoren Ester Bylyku, se me Gencin ka qenë tepër e afërt, por ai sapo ‘gjeti grua’ u distancua nga ajo, madje e hoqi edhe nga rrjeti social Instagram.