Këngëtari Sam Smith gjatë një interviste të bërë ka shprehur dëshirën e tij për t’u bërë me fëmijë. 28 vjeçari ka tregar se brenda moshës 35 vjeçare do të krijojë një familje dhe t’i shikojë fëmijët e tij duke u rritur.

Mirëpo, si fillim duhet të gjejë një partner.

“Unë dua fëmijë. Dua të kem fëmijë. Dua të jem me fëmijët dhe dua t’i shohë duke u rritur dhe të jem me ta çdo ditë. Dua të bëhem mami. Në një moment do e realizoj këtë gjë, por kam shumë gjëra për të rregulluar tek vetja. Kam ende ambicie“- ka thënë Sam.

Për të plotësuar këtë dëshirë atij i duhet një partner dhe mesa duket e ka pak të vështirë ta gjejë pasi prej kohësh është duke e kërkuar.