‘Kemi ndarë bukën bashkë’ Gold Ag sqaron për herë të parë sherrin e bujshëm me Noizy-n

‘Kemi ndarë bukën bashkë’ Gold Ag sqaron për

Gold Ag, një nga artistët më të njohur të momentit ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin Glamour Zone në TV ORA, ku përballë moderatores Ester Bylyku sqaroi marrëdhënien me kolegun e tij Noizy.

Dikur kanë qenë miq të mirë, madje edhe bashkëpunuan për një këngë, derisa marrëdhënia e tyre u kris, duke degraduar edhe në deklarata kundër njëri-tjetrit në media.

Por kaq vite pas kësaj zënke, çfarë ka ndodhur mes tyre?

Ester Bylyku: Çfarë marrëdhënie ke sot me Noizy?

Gold Ag: Nuk jemi takuar prej një kohe të gjatë. Inatin nuk ia kam, dhe nuk ia kam patur. Kemi patur një mosmarrëveshje, nga të dyja palët, edhe faji im edhe faji i tij. Ndoshta shejtani na bëri të dy zi, sepse s’kemi patur as ara dhe as livadhe për të ndarë. Ka qenë një budallallëk dhe vazhdoj ta respektoj. Madje edhe kur ka patur një problem në Prishtinë, edhe pas zënkës sonë më ka ardhur keq. Sa herë i kam shkuar në shtëpi dhe i kam ngrënë bukën, dhe sa herë e kam pritur në Prishtinë, këto nuk ia harroj kurrë, ndaj dhe s’do ta kem asnjëherë armik.

Showbiz Lajme Glamour Zone Glamour Zone Lajmi i fundit noizy gold ag sherr me noizyn

EMISIONET