Gjermania ndoshta do të duhet të mësohet me masat për të shuar pandeminë e Covid në janar, tha të enjten kancelarja Angela Merkel, ndërsa shefi i stafit të saj sugjeroi që kufizimet mund të jenë të nevojshme deri në mars.

“Duke pasur parasysh numrin e lartë të infeksioneve, ne supozojmë se kufizimet që janë në fuqi para Krishtlindjeve do të vazhdojnë të jenë të vlefshme deri në fillim të janarit, sigurisht për shumicën e pjesëve të Gjermanisë”, i ka thënë Merkel, parlamentit, shkruan Reuters.

Po sipas Reuters, Merkel ra dakord me udhëheqësit e 16 shteteve federale të Gjermanisë të mërkurën vonë për të zgjatur dhe forcuar masat e bllokimit për shkak të koronavirusit deri më 20 dhjetor, por që të ketë një lehtësim mbi festat e Krishtlindjeve për të lënë familjet dhe miqtë të festojnë së bashku.

Merkel tha se rritja e rasteve të Covid-19 ishte ende shumë e lartë dhe numri i vdekjeve një arsye për shqetësim.

Numri i rasteve të konfirmuara të Covid në Gjermani u rrit me 22,268 në 983,588, treguan të enjten të dhënat nga Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundjet infektive, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 389 në 15,160.

Shefi i stafit të Merkel tha se rregullat që kufizojnë kontaktin shoqëror mund të jenë të nevojshme për më shumë kohë.