Shqipëria dhe Greqia do të rifillojnë sërish negociatat për demilitimin e kufirit detar, teksa Ministri i Jashtëm grek, pritet të vijë së shpejti në Tiranë.

Por, deklarata e kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjerohet me 12 milje, ka shkaktuar reagim në opinionin shqiptar.

Për pedagogun dhe anëtarin e bordit të Lëvizjes Vetëvendosje Kledi Këlliçi, Mitsotakis që kur ka ardhur në pushtet ka shtuar presionin në raport me Shqipërinë.

Kledi Këlliçi: ‘’Ka një mungesë besimi ndaj qeverisë dhe qeverive në përgjithësi në Shqipëri. Që me ardhjen e Mitstakis në pushtet, presioni i qeverisë greke në raport me Shqipërinë është rritur shumë. Është bërë shantazh në raport me negociatat për në BE, për efekt të të ashtuquajturve ronat e minoritarëve në bregdet, për minoritetet e kështu me rradhë. Që kur ka ardhur në pushtet, Mitsotakis ka deklaruar se do t aketë nën vëmendje, do ta kthejë në pozita të vështira qeverinë shqiptare, ashtu siç po bën edhe sot.’’

Sipas tij, qeveria shqiptare nuk po shrehet në lidhje me kufirin detar dhe se po tregohet shumë e tërhequr në krahasim me qeverinë greke.

Kledi Këlliçi: ‘’Ka pasur një reagim nga ana e LVV në Tiranë përsa i përket  deklaratës së Mitsotakis. Deklarata jonë shton disa pikëyetje jo në raport me vendimin e Greqisë që na duket i drejtë dhe unilateral por më tepër për atë që po bëjnë autoritetet shqiptare. Nuk po japin shpjegime, po e lejnë çështjen evazive. Nga qeveria shqiptare kërkohet të dihet se cili është ndryshimi i këtij hapi që po merr Greqia në raport me blokimin e negciatave prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Pse qeveria shqitare nuk po shprehet? Këto janë çështjet që ne na shqetësojnë. Çështja e detit është relativisht e vështirë dhe teknike për tu kuptuar nga publiku. Kërkohet një negocim mes palëve dhe teknicienëve. Ajo që ne shohim, në përgjithësi në raportet me jashtë kur vjen fjala për ç֭ështje të interest kombëtar, qeveritë shqiptare janë të tërhequra. Kjo na shqetëson mpasi qeveria shqiptare o tregihet shumë e tërhequr.’’

Këlliçi tha se kjo është një çështje rajonale porn ë krahasim me vendet e tjera, Shqipëria është aktori më i dobët.

Kledi Këlliçi: ‘’Bëhet fjalë për një situate rajonale e cila nuk përfshin vetëm Shqipërinë por edhe Turqnë, Italinë, Greqinë, Egjiptin dhe Libinë. Bëhet fjalorë përpjesën lindre të Mesdheut. Nuk është vetëm Shqipëria në këtë çështje, përsa i përket ujërave territoriale. Me ndryshimet e mëdha teknologjike që kanë ndodhur vitet e fundit, ka më shumë kapacitete për të zhvilluar ekonomikisht hapësirat detare. Shtetet bëjnë ç’është e mundur për të përfituar sa më shumë dhe për t’i zhvilluar këto resurse. Kjo sjell dhe konflikte. Këtë nuk e shohim vetëm në Mesdheun Lindor por edhe në Azi. Ajo që na shqetëson në lidhje me Shqipërinë, është se në krahasim me vendet e tjera, është aktori më i dobët.’’

Intervistoi në studio Eneida Ndoci, përgatiti për online Renato Çaushi.