Në një mbledhje maratonë që ka nisur në orën 13.00 të se hënës, 6 tetor,   dhe ka përfunduar ne mesnatë Këshilli i Emerimëve ne Drejtësi nuk  ka mundur të kualifikojë asnjë nga emrat që kandiduan për vendin vakant në Gjykatën Kushtetese. 

Pas verifikimeve  KED ka marrë vendimin të ndalojë kandidimin e 4 kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dy prej të cileve Zhaklina Peto dhe Shaqir Hasanaj të refuzuar edhe më parë.

Vakanca ishte shpallur nga Presidenca pas largimit  nga sistemi të anëtarit Besnik Muci i rrëzuar nga vettingu.

 KED i ndali kandidimin kandidatëve  Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto.  Ndërkohë që për  2 kandidatë te tjerë Sonila Bejtja  dhe Eugen Papadhimitri  KED është ende në proces.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka katër anëtarë tre nga të cilët të emëruar dhe një në detyre që është kryetarja Vitore Tusha.  

Ndërkohë që gjykimet bëhen vetem ne dhoma këshillimi ndërsa për të dalë në seancë  plenare duhen 7 anëtarë.

Krahas anëtarëve të KED në mbledhjen e radhës moren pjesë përfaqësuesi i Avokati i Popullit, përfaqësuesit e Presidentit të Republikës, përfaqësuesi i Kryetarit të Kuvendit si edhe përfaqësuesja e OPDAT.