Gjyqtari Shaqir Hasanaj ndalohet që të kandidojë për anëtar në Gjykatë Kushtetuese.

Një vendim i tillë u mor sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ku të pranishëm ishin përfaqësuesi i Presidentit të Republikës dhe përfaqësuesi i Avokatit të Popullit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi vijoi me shqyrtimin e akteve dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave, dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, vendosi:

1. Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të: Z. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 21.08.2019.

2.Ndalimin e kandidimit të kandidatit për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të: Z. Shaqir Hasanaj, për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e rishpallur nga Presidenti i Republikës në datën 27.09.2019.