Gjykata Administrative e Apelit ka hedhur poshtë vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për skualifikim për garën e Kushtetueses të Eugen Papandiles.
KED skualifikoi në fillim të muajit tetor Papandilen, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim.
Vendimi për riemërimin e Papandiles u votua me shumicë votash, ndërkohë që janë kërkuar hetimet nga ana e KED për vërtetimin e viteve të punës së tij.
Në vend të tij garën për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese e mori Sonila Bejtja, pas ngeljes në vetting të Besnik Muçit.
LEXO EDHE: Vakancat në Kushtetuese/ KED i lejon kandidimin Sonila Bejtjes. Ja kush “digjet”