Kavajë, dyshohen se kultivonin bimë narkotike, në pranga 3 persona, procedohet kryeplaku i fshatit

Kavajë, dyshohen se kultivonin bimë narkotike, në pranga 3

Tre persona janë arrestuar nga policia e Kavajës të dyshuar se kultivonin bimë narkotike në zona të pyllëzuara.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Tilaj dhe kryeplaku i fshatit Kryemëdhenj për shpërdorim detyre.

Në pranga kanë rënë shtetasit me iniciale A. A., A. A. dhe E. D.

Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit Sh. D., me detyrë kryeplak i fshatit Tilaj dhe D. GJ., me detyrë kryeplak i fshatit Kryemëdhenj, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale "Shpërdorim detyre".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Kavajë, për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)

Vendi Lajme arrestim bime narkotike kultivim kanabisi procedim penal Aktualitet lende narkotike kryeplaku

EMISIONET