Katër muaj burg për Klodian Duron, mbetet në "arrest shtëpie" deri në vendimin e Apelit

Katër muaj burg për Klodian Duron, mbetet në "arrest

Gjykata e Tiranës ka dënuar me  6 muaj burg ish-mesfushorin e kombëtares, Klodian Duro, për “dhunë në familje”, “përndjekje” dhe “veprime në kundërshtim me vendimet e gjykatës”. Vendimi është marrë nga gjyqtari Arben Micko.

Duro dhe avokati i tij kanë pranuar gjykim të shkurtuar dhe dënimi i tij ulet në katër muaj.

Megjithatë, ai pritet ta apelojë dënimin e kësaj gjykate dhe deri në vendimin final të Gjykatës së Apelit, Duro do të vijojë në arrest shtëpie.

Ish-futbollistin i Kombëtares u arrestua më 27 mars pas një denoncimi të ish-bashkëshortes së tij për dhunë dhe përndjekje. Më pas gjykata vendosi shqyrtimin e çështjes, ndërkohë që Duro qëndronte nën masën “Arres Shtëpie”.

Ai do të vazhdojë qëndrimin e detyruar në banesë dhe vetëm në rast se Apeli lë në fuqi vendimin të Gjykatës Penale, Duro do të nisë të vuajë dënimin e katër muajve burgim.

Vendi Sport Lajme Kronike klodian duro

EMISIONET