"Kartela mafioze ekonomike për tenderime e pastrim parash", risitë e mafieve

"Kartela mafioze ekonomike për tenderime e pastrim parash",

Mafiet janë gjithnjë e më shumë  të projektuara të investojnë duke ricikluar paratë e pista, në vendet me një sistem ligjor të dobët në luftën kundër krimit të organizuar. 

Mafiet sot lëvizin si një trup i vetëm e me kuota të ndara në sektorët më me interes për ta në ekonominë legale, si dhe në lojërat online, në pastrimin e parave, trafikun e kokainës, e në të gjitha trafiqet ilegale.

Kryeprokurori i Antimafias Italiane, në një intervistë të dhënë për revistën Eurospire, informoi se preokupimi më i madh sot për Antimafia italiane është ndotja e ekonomisë legale, shtrirja e tyre në ekonomitë kombëtare përmes një rrjeti kompanish shërbimesh, me faturime të rreme e furnizime me çmime mjaft të ulëta, që i lejon të infiltrohen me shoqëri të tjera të rregullta që për të shtuar përfitimet e tyre janë të gatshme të përdorin fatura false.

Numri një i Antimafias italiane ka shpjeguar se "kartela (grupe) ekonomike mafioze përdoren për prokurime publike, apo si subjekte ekonomike për të zgjeruar bazën e ofertës. 

"Mafiet menaxhojnë kontratat përmes një kabine regjie të kontrolluar, ka deklaruar ai, kanë shumë kompani në dispozicion me qëllim për të fituar tenderat e për të lejuar rotacionin e tyre brenda kartelës së tyre. Të gjithë fitojnë e qytetarët humbasin", ka deklaruar De Raho

"Modernizimi i mafias ka çuar në riinvestimin e kapitalit tek subjektet që janë në vështirësi ekonomike e që nuk kanë qasje në kreditë bankare. Këto subjekte futen nën kontrollin e mafias dhe pa pasur nevojë që të nënshkruhen dokumente, duke i lejuar mafiozët të hyjnë në tregun e ekonomisë legale" thotë Kryeprokurori italian.

"Mafia, thotë ai, është mjaft e interesuar në sektorin e riciklimit të parave dhe në atë të lojërave online".

"Mafia, tha ai, Ndrangheta, Camorra, mafia Foggiana, mafia e Garganos, kanë lindur në territore të caktuara për t'u projektuar vend tjetër."

Sipas Prokurorit të Antimfaias italiane rrjeti kriminal nuk ka kufi e format që përdorin janë më të avancuara në botën e financës.

"Krijojnë kompani në vendet ku nuk ka një legjislacion shtrëngues në luftën kundër krimit të organizuar e infiltrimit të tij në ekonomi."

Sipas numrit 1 të Antimafias Italiane, mafia lëviz aty ku ligjet janë të dobëta.

"Në këto vende, tha ai, mafiet kanë një aftësi të veçantë për të thyer apo anashkaluar rregullat duke shfrytëzuar dhe të metat e sistemeve ndërkombëtare."

 Kryeprokruori i Antimafias italiane Frederico Calfiero De Raho, duke iu referuar proceseve të fundit gjyqësore informoj mbi një panoramë të re të aktivitetit kriminal të mafieve.

"Camora, Cosa Nostra, Ndrangheta nuk shfaqen më si etni kriminale të ndara e të ndryshme nga njëra-tjetra, e ky imazh nuk i përgjigjet realitetit sot".

Por sipas Kryeprokurorit të DIA-s italiane, mafiet sot bashkëpunojnë me njëra-tjetrën në bazë të kuotave. 

"Hetimet investigative, tha De Raho, në trafikun e  kokainës na kanë zbardhur se organizatat mafioze operojnë bashkarisht në këtë biznes ilegal në bazë të ndarjes së kuotave. E njëjta gjë dhe në sektorin e lojërave online. "

"Hapi cilësor që bëjnë mafiet është kur kapërcejnë kufijtë kombëtar e projektohen në Europë apo në Amerikën e Jugut. E kjo është shenja e qartë e projektimit global të tyre."

Kryeprokurori i Antimafias Italiane Frederico Calfiero De Raho është shprehur gjithashtu se për të luftuar mafian, "Antimafia ka nevojë për zërin e shoqërisë cvile, për parimet kushtetuese, është mendimi që interpreton ndjenjat e shoqërië civile, është ndjenja e pranisë së shtetit në ekonomi, në institucione, në shkollim. Një shoqëri civile e edukuar me njohurinë e këtij fenomeni mbart në trup dhe termin Antimafia që duhet të orientojë në zgjedhjet më të mira".

EMISIONET