Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus  ditën e djeshme  nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se do të hyjë në karantinë pasi ka qenë në kontakt me dikë që doli pozitic me Covid-19.

Ai tha se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe deri tani nuk ka treguar simptoma , por do të punojë nga shtëpia si një masë paraprake.

“Unë kam qenë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv për COVID-19. Jam mirë dhe pa simptoma, por do të vetëkarantinohem, duke respektuar protokollin e vendosur për të parandaluar përhapjen e COVID-19”, tha ai.

Po ashtu ai i bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e vendosura për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe të familjarëve.

“Vetëm duke respektuar protokollet, mund të ndërpriten zinxhirët e transmetimit si edhe të sigurohet mbrojtja e sistemit shëndetësor”