"Karantinë totale në të gjithë vendin ose do kemi 10 mijë vdekje në muaj"

"Karantinë totale në të gjithë vendin ose do kemi 10

"Lockdown total në të gjithë vendin". Kjo është ajo që kërkon Presidenti i Federatës Kombëtare të Urdhrave Mjekësorë (Fnomceo) në Itali, Filippo Anelli.

Në faqen zyrtare të Federatës në Facebook, ai shprehet se me ritmet e infektimeve në vend nevojitet një lockdown i dytë, ndërsa këshilltari i ministrit të shëndetësisë është edhe më i ashpër.

Sipas tij, nëse vazhdohet me këto ritme mund të ketë mesatarisht 10 mijë vdekje.

"Duke i konsideruar të dhënat e kësaj jave si një trend tipik dhe nëse i projektojmë ato pa parashikuar rritje të mëtejshme, situata brenda një muaji do të jetë dramatike dhe për këtë arsye duhet menjëherë të përdorim një mbyllje totale. Ose ne bllokojmë virusin ose ai do të na bllokojë sepse na sinjalizon ata thonë se sistemi nuk mban lart dhe madje edhe rajonet tani të verdha së shpejti do të gjenden në të njëjtat kushte si zonat më të prekura", tha Filippo Anelli, raporton Ora News.

"Me mesataren aktuale, në një muaj do të arrinim edhe 10 mijë vdekje të tjera", shtoi ai.

"Në zona të caktuara metropolitane mbyllja duhet të bëhet menjëherë. Unë do të kisha bërë zonën e kuqe të Napolit dy javë më parë".

Kjo u deklarua nga Walter Ricciardi, këshilltar shkencor i Ministrit të Shëndetësisë, i ftuar i Fabio Fazio në "Che tempo che fa", përcjell Ora News.

"Situata, vuri në dukje ai, është "dramatike, nganjëherë tragjike, në përkeqësim të vazhdueshëm. Kjo po afrohet si një tragjedi kombëtare, duhen ndërhyrje të shpejta. Ishte e gjitha e parashikueshme. Me Ministrin Speranza ne tashmë kishim përgatitur një plan në 6 Prill i cili, megjithatë, duhej të zbatohej nga Rajonet. Disa e kanë bërë atë, të tjerët jo", tha Ricciardi.

/OraNews

EMISIONET