Karantinë dhe test pas udhëtimeve? Ja çfarë thotë BE

Karantinë dhe test pas udhëtimeve? Ja çfarë thotë BE

"Kufizime të tilla si karantina nuk kontribuojnë ndjeshëm në zvogëlimin e transmetimit të Covid në kontekstin e udhëtimit. Kjo është arsyeja pse Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (Ecdc) dhe Agjencia Evropiane e Sigurisë së Fluturimit (Easa) në udhëzimet e tyre, të marra nga strategjia e Komisionit, nuk rekomandojnë karantinë dhe teste në kontekstin e udhëtimit në vendet me të njëjtën situatë epidemiologjike ".

Kështu u shpreh ditën e sotme një zëdhënës i Këshillit të BE-së në një pyetje rreth masave të fundit të Italisë.

Zëdhënësi saktësoi se ai nuk dëshironte të komentonte mbi iniciativat italiane, por të fliste në përgjithësi.

Ditën e sotme, Italia mori masa të reja anti-Covid në kuadër të festave të fundvitit.

Nga 21 dhjetori deri më 6 janar, do të ndalohen udhëtimet mes rajoneve italiane me rastin e festave të fundvitit, dhe ndalimqarkullimi do të aplikohet nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit.

Italia diagnostikoi të enjten 23 mijë raste të reja ditore me Covid-19, ndërsa u regjistruan edhe 993 viktima (shifra më e lartë nga nisja e pandemisë) dhe autoritetet paralajmërojnë se situata është serioze dhe vatrat e virusit, të vështira për t’u gjurmuar.

Lexo edhe:

Festa me kufizime në Itali, për dy javë të gjithë rajonet e verdha por ndalohen udhëtimet

Bota Lajme Covid-19 Europa italia fluturime udhetimet

EMISIONET