Për Partinë Demokratike kalimi i kamionit me 2.6 ton marijuanë mes për mes Shquipërisë pa i hyrë gjëmb në këmbë tregon se policia shqiptare është terësisht e shpartalluar ose bashkëpunëtore me krimin.

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj solli në vëmendje edhe një rastësi tjetër. Sasi të tilla, tha ai, çuditërisht si në atë kohë edhe tani, zbulohen para periudhave zgjedhore.

Ai shtoi se levizjet e drejtueseve të policisë në këto ditë nuk synojnë luftën ndaj krimit e drogës e trafikut, por thjesht përgatitjen për mësymjen në zgjedhje.

Alibeaj: Media raportoi se dje, në Podgoricë, është kapur një sasi prej 2.6 ton lëndë narkotike. Kamioni së bashku me lëndën masive të drogës ka kaluar në gjithë territorin shqiptar, prej Kapshticës e deri në Han të Hotit. Pa u shqetësuar e pa i hyrë gjemb në këmbë. 2.6 ton lëndë narkotike janë kapur përtej kufirit shqiptar, në Mal të Zi.

Kjo ngjarje risjell edhe një herë në kujtesën e shqiptarëve vitet e errëta 2014-2017 të qeverisë Rama kur vendi u shndërrua në plantacion gjigand droge e kur sasi të tilla masive përshkonin territorin shqiptar, vite kur policia shqiptare ishte bashkëpunëtore dhe mbështetja e këtij trafiku ishte deri në rangje qeveritare.

Kjo ngjarje, e cila mbahet e fshehur nga qeveria, apo duke e kaluar me një njoftim të thatë, është provë e qartë, se qeveria e Ramës, vetëm “qimen e bardhë ka ndërruar, por zakonin nuk e ka harruar”. E njëjta papërgjeshmëri politike, i njëjti skenar bashkëpunimi me krimin, i njëjti skenar justifikues i policisë, sipas së cilës për drogën e kapur jashtë kufijve, që ishte gjeneruar apo kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kjo e fundit kishte kontribuar duke bashkëpunuar!E në fakt ka edhe një rastësi tjetër: sasi të tilla çuditërisht si në atë kohë edhe tani, zbulohen para periudhave zgjedhore.

LEXO EDHE: Kamioni me 2.6 ton marijuanë kishte destinacion Gjermaninë, dyshime se u ngarkua në Shqipëri, si i kaloi dy dogana pa e kapur skaneri