Kaos në Kolumbi, ekipi luan me 7 lojtarë, portieri bëhet mesfushor

Kaos në Kolumbi, ekipi luan me 7 lojtarë, portieri bëhet

Futbolli është aq i bukur me gola dhe spektakël po aq dhe me surpriza siç është ajo e fundit që ka ndodhur në Superligën e Kolumbisë ku një skuadër ka luajtur që nga fillimi deri në fund me 7 lojtarë në fushë.

Shumë do ta mendonin të pamundur por ja që pandemia sjell edhe situata të tilla të pakëndshme në rastin konkret për Aguilas Doradas të cilët kishin probleme të mëdha me dëmtimet dhe koronavirusin.

https://twitter.com/AguilasDoradas/status/1381315400932134919?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1381315400932134919%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.goal.com%2Fen%2Fnews%2Fcolombian-top-flight-side-rionegro-aguilas-forced-to-play%2F185a4rkm9bxxf17emi4azbvd05

Në javën e parafundit ata do të përballeshin me Boyaca Chico, sfidë me interes për mbijetesën mes më të mirëve por klubi pritës kishte kërkuar shtyrjen pasi nga 29 lojtarë të grumbulluar, 15 i kishte me Covid-19 dhe 7 të tjerë të dëmtuar.

Federata nuk pranoi shtyrjen dhe e kishte bërë të qartë që nëse nuk zbriste në fushë Aguilas mund të penalizohej rëndë ndaj dhe skuadra vendosi të luajë me 7 lojtarë, prej tyre 2 portierë dhe njëri luajti si mesfushor.

Për t’u theksuar që me 7 lojtarë në fushë Aguilas Doradas e mbylli pjesën e pare 0-0 dhe vetëm në minuten e 57’ miqtë shënuan dhe nuk mbyllet me kaq tersi për ta pasi në 79’ një nga 7 lojtarët në fushë u dëmtua dhe nuk luajti më teksa sfida përfundoi 3-0 për Boyacan.

EMISIONET