Pasi ka shpallur kandidaturën e tij si president i SHBA, Kanye West ka dhënë një intervistë për Forbs, i cili ka folur më gjatë për ambicjet e tij në politikë dhe për krizën që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Kur është pyetur për vaksinën kundër Covid-19, ai u shpreh se vaksinat janë “përbindsha” dhe duan të na fusin çipa brenda nesh.

 “Shumë fëmijë janë vaksinuar dhe janë paralizuar. Prandaj kur thonë që zgjidhja e Covid-19 është vaksina, jam shumë i kujdesshëm. Vaksina është shenja që të lë përbindëshi. Ata duan që ne të fusin çipe brenda nesh, duan që të bëjmë gjithë këto gjëra, në mënyrë që të mos kalojmë dyert e parajsës. Kur them ata, dua të them njerëzit që kanë djallin brenda. Nëse nënshtrohemi nuk do të shkojmë në parajsë.”