Kandidatët e PD nuk duhet të flisnin kundër partisë? Bujar Nishani sqaron të vërtetën

Kandidatët e PD nuk duhet të flisnin kundër partisë? Bujar

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, njëherësh kryetar i komisionit të vlerësimit brenda PD, Bujar Nishani i ftuar në RTV ORA, ka sqaruar lajmet se të gjithë anëtarët e PD që nuk konfirmoheshin në një fazë të procesit të përzgjedhjes së kandidatëve nuk mund ta kontestonin publikisht procesin.

Qafoku: A është normale që PD, t'u mbyll gojën me marrëveshje kandidatëve që nuk kalonin në një fazë tjetër, pasi ata e kishin të ndaluar ta kontestonin si proces?

Nishani: Nuk është tamam siç e artikulon ti. Pasi mbaronte punë komisioni në fazën e parë, pra nga 4000 do të përzgjidheshin 1000, komisioni do t'i dërgonte në strukturat e PD, dhe strukturat e PD, në parimin një anëtarë një votë, do votonin për të eliminuar 20% të listës së tyre, dhe meqë procesi ishte për të eliminuar 20% të listës kjo deklaratë ka qenë e tillë që Bujari dhe Rolandi që janë në një listë nuk duhet të bëjnë fushatë negative për njëri-tjetrin.

Gjatë fushatës, dy kandidatë nuk duhet të bënin fushatë kundër njëri-tjetrit, meqenëse ishte një fushatë brenda partisë. Ishte morale, dhe etike kjo që e bëjmë.

https://youtu.be/QkRqYq1TaDE

Vendi Lajme Politikë PD bujar nishani partia kandidatet

EMISIONET