"Hajdeni pastroni kanalin e ujrave të zeza" Protesta e banorëve të Durrësit

Kanali i ujërave të zeza, i papastruar dhe që ndot rrugën sa herë bie shi, ka krijuar mjaft vështirësi për komunitetin rom në zonën e Nishtullave të Durrësit.

Banorët i janë drejtuar disa herë bashkisë për marrjen e masave por nuk kanë marrë asnjë reagim. Klikoni Video kroniken në Youtube

Sërish këtë të martë i bëjnë apel përmes protestës Emirjana Sako të ndërhyjë

"I kam çuar bashkisë thirrje, i kam thënë që hajde se po mbytemi. Ato do vijmë, do vijmë...thonë që do vijnë dhe nuk vijnë. Na kanë gënjyer disa herë," thotë një banor.

Thonë se në kohën e pandemisë, ky kanal është një tjetër burim infeksioni.

"Kanali po i  jep sëmundje njerëzve të moshuar, ai po e shton më shumë virusin," thotë një banore.

"Dhe kanali pak më tutje që është bërë realisht pandemi e dytë për zonën këtu."

"I kemi bërë thirrje bashkisë 3-4 herë, i kemi bërë dhe letra dhe asnjëherë nuk janë përgjigjur për pastrimin e kanalit. Ky është kanal kryesor që ka shumë prurje ujërash, ka shumë bidona dhe mbeturina plastike," thotë një banor.

Një tjetër shqetësim është dhe vonesa më rindërtimin e banesave

"Me 700 mijë lek nuk riparohet një shtëpi me familjarë ku ka 3-4 persona shtëpia."

"Është premtuar rikonstruksioni i shtëpive. Nuk është bërë, banesat sociale që i kanë premtuar nuk janë bërë."

Në lagjen Nishtulla ka edhe mungesë investimesh në infrastrukturë, ndërsa komuniteti rom atje thonë se ndihen të diskriminuar.

Vendi Lajme protesta durres Sociale

EMISIONET