Një aksident është shënuar mesditën e sotme në bulevardin Blu në Kamzë.

Një 17 vjeçar është aksidentuar me makinë

“Rreth orës 12:15, në bulevardin Blu në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin A. H., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin e mitur me iniciale E. B., rreth 17 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. “

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, informon policia e Tiranës.

(Foto: Ilustruese)