Kampioni i kërcimit për së gjati Izmir Smajlaj dalë me sukses pas operacionit në gju.

Lajmin e ka bërë vetë me dije Smajlaj përmes një postimi në Facebook, ku falënderon edhe doktor Kenan Bayrakci dhe flet për një rikthim të shpejtë në pistë.

“Jam i lumtur qe me ne fund, ne duar te sigurta te mjekut Z. Kenan Bayrakci operimi përfundoi me sukses. Tani kam rikuperim e me pas do shihemi serish ne pistën time te zemrës!”

Rreth një muaj e gjysmë më parë, gjatë një seance stërvitore Izmir Smajlaj pësoi një dëmtim në gju, duke çarë meniskun.

Ky dëmtim bëri që kampioni i kërcimit për së gjati të humbasë edhe dy garat kombëtare, siç ishte Kupa e Shqipërisë e zhvilluar disa ditë më parë.

Për ish-kampionin e Europës ishte planifikuar një operacion në Itali, por situata me virusin “COVID” bëri që Smajlaj ta kishte të pamundur udhëtimin jashtë vendit dhe operacionin e bëri në një klinikë private turke në Tiranë.