Premier League dhe Qeveria Angleze nuk e shohin të favorshëm projektin e reformës radikale të futbollit anglez të propozuar nga Liverpool dhe Manchester United.

Projekti në fjalë synon uljen e skuadrave pjesëmarrëse në kampionat (18) dhe eliminimin e Kupës së Ligës dhe Community Shield.

Në një deklaratë zyrtare, Premier League thekson se zbatimi i këtij projekti “mund të ketë një ndikim të dëmshëm. Futbolli anglez është më i shikuari në botë dhe ka një strukturë të gjallë, dinamike dhe konkurruese, që gjeneron interes në të gjithë botën. Për të ruajtur këtë pozicion është e rëndësishme që të gjithë të punojmë së bashku”.

Si Premier League ashtu edhe Federata Angleze)mbështesin një diskutim të gjerë në lidhje me të ardhmen e lojës, duke përfshirë strukturat e kampionateve, orarin dhe financimin e përgjithshëm, veçanërisht në kohen e pandemisë.

Futbolli ka shumë aktorë të interesuar, prandaj kjo punë duhet të kryhet përmes kanaleve të duhura, që u lejojnë të gjitha klubeve dhe palëve të interesit mundësinë për të kontribuar.

Sipas mendimit të Premier League-s, disa nga propozimet individuale, që janë në plan, mund të kenë një ndikim të dëmshëm në të gjithë lojën dhe ne jemi të zhgënjyer kur shohim se Rick Parry, presidenti i EFL, ka dhënë mbështetjen e tij.

Ajo që ata tashmë konsiderohet një “marrëveshje e fshehtë” është e dënuar edhe nga Departamenti i Kulturës, Medias dhe Sportit, në Qeverinë Angleze:

“Ne jemi të befasuar dhe të zhgënjyer që në një moment krize, kur kemi nxitur hallkat e futbollit profesionist që të bashkohen dhe për të arritur një marrëveshje për të ndihmuar klubet në ligat e ulëta, duket se po përgatiten marrëveshje të fshehta që do të krijonin një konkurrencë të ngushtë mes klubeve më të madha.”