Kamioni shtyp 15 migrantë

Kamioni shtyp 15 migrantë

Të paktën 15 punëtorë migrantë, që ishin duke fjetur në trotuarin pranë një autostrade, vdiqën pasi një kamion i përplasi në shtetin perëndimor të Gujarat, në Indi.

Gjashtë të tjerë u plagosën rëndë gjatë aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm, thanë zyrtarët për median lokale.

Aksidenti ndodhi pasi kamioni u përplas me në traktor dhe shoferi i tij humbi kontrollin .

Kryeministri Narendra Modi tha se humbja e jetëve ishte tragjike.

Punëtorët ishin migrantë dhe po flinin pas një dite pune.

Zyrtarët thanë se po hetonin shkaqet e aksidentit dhe të plagosurit po trajtoheshin në një spital pranë qytetit Surat.

Nuk është e pazakontë që të shohësh punëtorë migrantë që flenë nëpër trotuare dhe shpesh janë të  rrezikuar nga aksidente të shkaktuara nga automjetet, shkruan BBC.

Vitin e kaluar 16 persona vdiqën kur u përplasën nga një tren mallrash në shtetin e Maharashtra pasi ishin duke fjetur mbi shina.

Bota Lajme indi kamioni migrante

EMISIONET