Një aksident automobilistik është shënuar në autostradën Durrës-Tiranë, ku një kamion ka përplasur një biçiklist.

Sipas njoftimit, shoferi F.T. i kamionit tip “Volvo” ka aksidentuar një person të paindentifikuar rreth 65 vjeç. Mësohet se ky i fundit aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve,

Më datë 05.03.2021, në orën 21:20, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi F. T., duke drejtuar mjetin tip “Volvo”, kamion, ka aksidentuar biçiklistin, një shtetas ende të paidentifikuar rreth 65 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve“, njofton policia.

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. T., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit