Kamioni me 2 ton marijuanë hyri në Shqipëri tranzit nga Kapshtica, ishte ngarkuar me fruta në Greqi

Kamioni me 2 ton marijuanë hyri në Shqipëri tranzit nga

Më shumë se dy ton marijuanë janë kapur në Podgoricë nga policia e Malit të Zi në një kamion që kishte hyrë nga Shqipëria.

Policia e shtetit përmes një njoftimi për median informon se" kamioni ku që drejtohej nga shtetasi E. C. ishte ngarkuar me fruta-perime në shtetin grek dhe kishte hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës, tranzit për në vendet e BE-së."

Mëngjesin e sotëm, në vendkalimin kufitar Hani i Hotit (Bozaj), shërbimet policore dhe ato doganore të Malit të Zi, gjatë kontrollit të një kamioni tranzit, kanë gjetur të fshehur brenda ngarkesës me fruta-perime, një sasi të konsiderueshme lënde narkotike të dyshuar marijuanë.

Policia e Shtetit, pas shkëmbimit të informacioneve paraprake me homologët malazezë, ka dërguar në Malin e Zi, një grup specialistësh të Hetimit të Narkotikëve, me qëllim kryerjen e hetimeve të përbashkëta dhe përcaktimin e origjinës se nga është marrë lënda narkotike.

Ishte nisur drejt BE, si iu nderpre rruga kamionit shqiptar me 2 ton marijuanë

Vendi Lajme Lajmi i fundit Aktualitet Mali i Zi kamioni me droge 2 ton marijuane

EMISIONET