Kamioni me 2.6 ton marijuanë kishte destinacion Gjermaninë, dyshime se u ngarkua në Shqipëri, si i kaloi dy dogana pa e kapur skaneri

Kamioni me 2.6 ton  marijuanë kishte destinacion Gjermaninë, dyshime

Kamioni me drogë i bllokuar një ditë më parë në Mal të Zi dyshohet se është ngarkuar me 2.6 ton marijuanë në Shqipëri. Mjeti ka kaluar pikën kufitare të Kapshticës i ngarkuar me fruta-perime nga Greqia por skanerat nuk kanë dhënqë asnjë sinjalizim për lëndë të paligjshme. Nga ana tjetër, policia maleze prej disa muajsh kishte nisur hetimet për një grup shqiptar që po synonte të trafikonte sasinë e lëndës narkotike me destinacion final Gjermaninë.

Kamioni me 2.6 ton marijuanë që u kap në Mal të Zi dyshohet se është ngarkuar në Shqipëri me lëndë narkotike.

Mjeti kaloi tranzit nga dogana e Kapshticës por skanerat aty nuk kanë regjistruar asgjë të dyshimtë, duke lejuar mjetin që të vazhdonte rrugën drejt doganës së Hanit të Hotit në Shkodër.

Hetuesit janë fokusuar në dy drejtime, atë të verifikimit të rrugës që lënda narkotike ka përshkuar nëpër pikat kufitare dhe nëse është ngarkuar në Shqipëri për tu transportuar më pas drejt Gjermanisë.

Dyshimet se kamioni është ngarkuar brenda territorit shqiptar me lëndë narkotike përforcohen dhe nga autoritetet malazeze të koordinuara dhe me policinë shqiptare, sipas të cilëve një grup kriminal aktiv në Shqipëri tentonte prej muajsh të trafikonte tonelata droge drejt vende të Bashkimit Evropian.

Për këtë arsye hetuesit kanë proceduar penalisht dhe një tjetër person krahas shoferit 40-vjeçar Elvis Çalik, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

Nga verifikimi paraprak hetuesit kanë konstatuar se kamioni ishte i vulosur në Greqi kur është ngarkuar me fruta-perime.

Nisur nga kjo pritet të do saktësohet nëse është ndërhyrë gjatë rrugës në ndonjë pjesë të kamionit për të futur lëndën narkotike.

Pavarësisht këtyre dyshimeve grupi hetimor po verifikon dhe procedurat e ndjekura nga pikat doganore, në të cilat ka kaluar kamioni.

Shoferi i mjetit është marrë në pyetje nga hetuesit shqiptarë dhe malazezë por ka deklaruar se nuk kishte dijeni lidhur me lëndën narkotike.

40-vjeçari ka pretenduar se e ka marrë kamionin të vulosur në Greqi dhe prej andej nuk është ndaluar në asnjë vend deri në momentin që është pikasur në Podgoricë nga policia malazeze.

Lënda narkotike u sekuestrua pasditen e të martës nga policia malazeze në një zonë malore sapo kaloi doganën e Hanit të Hotit.

LEXO EDHE: Kamioni me 2 ton marijuanë hyri në Shqipëri tranzit nga Kapshtica, ishte ngarkuar me fruta në Greqi

Ishte nisur drejt BE, si iu nderpre rruga kamionit shqiptar me 2 ton marijuanë

Vendi Lajme Lajmi i fundit Kronike Mali i Zi kamioni 2.6 ton marijuane

EMISIONET