Kamionçina i pret rrugën, aksidentohet familja që vinte nga Greqia, mes të plagosurve dhe një fëmijë

Kamionçina i pret rrugën, aksidentohet familja që vinte nga

Një aksident automobilistik ka ndodhur para pak minutash ne aksin Tepelenë-Mallakastër, pranë fshatit Krahës. Mësohet se pesë persona janë lënduar rëndë mes të cilëve edhe një fëmijë 9 vjeçar.

Automjeti tip "Toyota" me targa greke po shkonte në drejtimin verior drejt Tiranës, ndërkohe që i është prerë rruga nga një kamionçinë që vinte nga një rruge sekondare të fshatit.

Për rrjedhojë përplasja ka qenë e fortë pasi kamionçina sipas informacioneve nga grupi hetimor që ka mberritur në vendngjarje, ka hyrë në rrugën kryesore pa sinjal.

Ky veprim shkaktoi lëndimin e të gjithe personave që gjendeshin në bordin e autoveturës që vinte nga Greqia.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, ne autoveturë udhëtonte  çifti i bashkëshorteve nga Fieri se bashku me fëmijën e tyre, si dhe gjyshi dhe tezja e fëmijes.

Të pestë të lënduarit janë shtruar me urgjencë ne Spitalin Rajonal të Gjirokastres ndërkohë që një prej të lënduarve, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit, është shtruar në Reanimacion me plagë të rënda.

Vendi Lajme Kronike aksident tepelene

EMISIONET