Ish gruaja e yllit të Baywatch, Jeremy Jackson, Loni Willison, u pa së fundmi duke jetuar në rrugët e Venecias, pasi u zhduk nga syri i publikut dy vjet më parë.

 Ajo ka mbetur e pastrehë që nga viti 2016-të dhe vazhdon të ketë disa probleme të shëndetit mendor.

37 vjeçarja ka thënë për “The Sun” se është shumë e kënaqur me jetën e saj.

“Unë nuk kam folur me Jeremy. Unë nuk dua të flas me miqtë e mi, unë jam mirë. Nuk dua të më ndihmojë askush.”– tha ajo.

Loni është martuar me Jeremy nga viti 2012-2014, kur vendosën t’i jepnin fund martesës. Ish-modelja ka thënë për “The Sun” se mund të jetojë e vetme dhe se ka gjithçka për të cilën ka nevojë.

“Nuk kam celular. Kam ushqim dhe kam një vend ku mund të fle. Marr para këtu, ka ushqime në kosha dhe afër dyqaneve. Ka shumë gjëra këtu”– shton Jeremy.

Më parë ajo zbukuronte kopertinat e revistës “Australian Glam Fit”, ndërsa në fotot e fundit është shfaqur me disa dhëmbë më pak në gojë dhe me flokë të prerë shkurt e të lyer në ngjyrë rozë.