Kalonin sirianët në Kosovë kundrejt pagesës, arrestohet në Kukës 35-vjeçari nga Tirana

Kalonin sirianët në Kosovë kundrejt pagesës, arrestohet

Policia e Kukësit ndalon një nga personat e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Astir 2020”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, do të transportonte disa shtetas sirianë që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme, në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit.  

“Në vijim të operacionit policor të koduar "Astiri 2020", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë 2 shtetas, u procedua në gjendje të lirë 1 shtetase dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, ka bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim Xh. Xh. 35 vjeç, banues në Tiranë”, thotë Policia në njoftimin e saj. 

Më date 9 nëntor, Policia e Kukësit të do të arrestonte F. M., 25 vjeç dhe F. M., 25 vjeç, banues në Tiranë (vëllezër binjakë; do të procedonte në gjendje të lirë shtetasen R. B., 19 vjeçe, banuese në Tiranë dhe shpalli në kërkim shtetasit Xh. Xh., I. Xh. dhe F. D., banues po në Tiranë.

Vendi Lajme policia Lajmi i fundit Kronike kukes Aktualitet arrestimi astir 2020

EMISIONET