Mes tenderave të Bashkisë së Tiranës për kafshët, blerje të konsiderueshme të qeseve të zeza! Ja dyshimet pse përdoren

Mes tenderave të Bashkisë së Tiranës për kafshët,

Avokatja Adriana Kalaja e ftuar në studion e "Why Not" në RTV Ora me moderatoren Roza Lati ka shpjeguar kallëzimin penal që kanë bërë në SPAK për keqtrajtimin dhe vrasjen e kafshëve. Ajo sqaron se me lekët e tenderave të cilët duhet të shërbejnë për të blerë pajisje medicinale, janë blerë qese plehrash në madhësi të caktuara dhe sasi të mëdha. Sipas dyshimeve këto qese shërbejnë për të transportuar trupat e qenve në landfillin e Sharrës.

Kalaja: "Gjatë kallëzimit penal na bie në sy që pjesa e medikamenteve futet dhe një zë në të gjithë tenderat që është shumë problematik dhe me pikëpyetje sipas meje, zëri i blerjes së qeseve të zeza me një përmasë të caktuar dhe në sasi të madhe.

Tenderi për qeset e plehrave në çdo institucion ka një normativë tjetër, ka një artikulim tjetër. Këtu themi tender për pajisje medicinale.

Atëherë, ç'punë kanë qeset në një sasi kaq të madhe në një tender për sterilizimin  e qenve, në dimensionin 100 me 80 që është masa trupore e një qeni.

Kështu që, përpos kësaj pamjet filmime  të cilat ne i kemi deklaruar edhe pranë SPAK dhe kemi dhënë dhe disa emra të caktuar, nuk dua t'i bëj publikë sepse është në të mirën e hetimit. Kemi dhënë dhe targa makine të cilat janë fotografuar duke marrë qeset e plehrave, i marrin tek koshi i plehrave të koshi përballë spitalit.

I marrin çdo të shtunë në 03:00 të mëngjesit dhe  i çojnë në landfillin e Sharrës. Është një gjë që shumë kafshë-dashës janë pesimiste dhe me të drejtë, është dhe ky mosbesimi nga drejtësia.

Ne i kemi kërkuar SPAK-ut që të marrë në pyetje dhe personel brenda spitalit, por mbi të gjitha kemi kërkuar për shkak të vërtetimit të akuzave tona spitali i Kombinatit duhet të mbyllet dhe duhet të shërbejë si provë për vendin sipas nesh."

Vendi Lajme Why not roza lati Sociale adriana kalaja protesta e qenve

EMISIONET