Me qindra mijëra turistë nga e gjithë bota i drejtohen Kalasë së Porto Palermos çdo vit, për të njohur historinë e Pashait të Janinës.

Kalaja në formë trekëndore, e vendosur në gjirin e Porto Palermos, ka një pamje piktoreske.

Gjallëria e turistëve të zonës këtë vit po i mungon Kalasë, e cila si rrallë herë duket e lënë në harresë nga sytë kureshtar që e vizitojnë çdo vit për të njohur jetën private dhe jo vetëm të Ali Pashait dhe Vasiliqisë.

“Këtë vit është ndryshe situata nga gjendja e pandemisë. Te kalaja ka shumë pa vizitorë. Pak të huaj, bjellorus dhe ukrainas.”

Kështjella e dashurisë, me copëza të rëndësishme historie në çdo pjesë të saj, ka zënë vend në shumë libra të shkrimtarëve botëror, që janë afeksionuar pas bukuri e të Kalasë dhe historisë mbresëlënëse.