Kakavijë, arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 grekë, falsifikuan dokumentet që lejojnë hyrjen në Greqi

Kakavijë, arrestohen 4 shqiptarë dhe 2 grekë, falsifikuan

Policia Greke në Kakavijë ka arrestuar 4 shtetas shqiptarë dhe 2 greke pasi kishin falsifikuar PLF (Passenger Locator Form).

Kjo shkresë konfirmon lëvizjen dhe hyrjen ne territorin grek të aplikantëve që duan të hyjnë në Greqi përjashtuar këtu shtetasit e thjeshtë shqiptarë.

Kjo leje është për shtetasit e BE, për ata shtetas shqiptarë punëtorë sezonale, për shtetas shqiptarë që disponojnë edhe nënshtetësi greke etj.

Katër shqiptarët janë arrestuar menjëherë në Kakavijë nga kontrolloret greke teksa këta të fundit kane zbuluar falsifikimin e dokumentit tek data.

Nëse plotësohet dokumenti si qytetar i thjeshtë përgjigja vjen pas 24 orësh ndërkohë që 4 shqiptaret e arrestuar e kishin manipuluar duke u hequr si shoferë kamionësh çka u kushtoi arrestimin.

Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare Shqiptare në Kakavijë.

Madje njeri prej shqiptareve me automjet për pak sa ka shtypur një polic grek të Kakavijë kur iu zbulua falsifikimi dhe në këtë moment mori drejtimin për në Kakavijën shqiptare nga dhe ku u arrestua prej autoriteteve tona kufitare.

Vendi Lajme arrestim Greqi falsifikim kakavije dokumente hyrje

EMISIONET