"Ka rënë numri i të infektuarve dhe viktimave"/ Rakacolli thirrje partive politike: Mos grumbulloni njerëz në fushata

"Ka rënë numri i të infektuarve dhe viktimave"/

Kryetarja e Komiteti Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, ka thënë se këto javë gjendja epidemiologjike në vend ka qenë e kënaqshme, duke shtuar se ka pasur ulje të rasteve dhe viktimave nga Covid-19.

E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Rakacolli ka thënë se respektimi i masave të qytetarëve dhe vaksinimi, kanë qenë aryset që kanë ndikuar në rënien e numrave të të infektuarve, viktimave si dhe të shtruarve në spitale.

Pyetje: Si jemi në raport me gjendjen epidemologjike në vend?

Mira Rakacolli: Për fat të mirë këto javë kemi qenë në një gjendje relativisht të kënaqshme. Kemi pasur një ulje pavarësisht se nuk jemi aty ku duhet. Numri i të shtruarve në spitale ka rënë. Kemi pasur një bashkëpunim të qytetarëve në respektimin  e masave. Përsa i përket procesit të vaksinimit është shumë i rëndësishëm në ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.

Rakacolli ka thënë se veksinimi masiv do të vijojë sakaq ka shtuar se nëse zbatohen masat sezoni i Verës do të jetë më i qetë. Ajo u ka bërë thirrje dhe kryetarëve të subjekteve politike që të mos grumbullojnë njerëz për fushatat elektorale.

Pyetje: Nëse vijojmë me të njëjtat ritme të vaksinimit, si do të jenë muajt në vijim?

Mira Rakacolli: Vaksinimi masiv do të vazhdojë. Deri në fund të majit kemi objektivin që të vaksinojmë deri në 500 mijë persona. Zbatimi i masava do të bëjë që të kemi një verë që ta gëzojmë që të gjithë, që të jetë në drejtim që mospasjes së rasteve, mosapasjes së viktimave si dhe në rritjen e ekonominë.

Do ju bëja thirrje të gjithë drejtuesve të subjekteve politike që të kenë kujdes që të mos nxisin grumbullimet sepse mund të çojë në rritjen e të infektuarve dhe viktimave.

Intervistoi Matilda Mcini

EMISIONET