"Ka patur disa ushtarë partiakë në shëndetësi", Balliu komenton kandidimin e Najada Çomos

"Ka patur disa ushtarë partiakë në

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ishte i ftuari i gazetares Beti Njuma në "Intervista e Mbrëmjes" në RTV Ora.

Balliu u ndal te dy "afrimet" më të fundit të kryeministrit Edi Rama., Najada Çomo dhe Luljeta Bozo, të cilat do të jenë pjesë e listave për deputetë të PS në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sipas ish deputetit demokrat, kjo vërteton se pandemia është përdorur politikisht dhe ata që ndihmuan në këtë pjesë po shpërblehen.

Lexo edhe: Najada Çomo kandidon për deputete të PS-së, Rama: S’duam të bëhesh si ne, por ne si ty

“Një nga akuzat kryesore, qoftë edhe nga shoqëria, por edhe nga institucione serioze dhe nga opozita, sa i përket menaxhimit të pandemisë, ka qenë që mazhoranca po e përdor atë politikisht. Dhe kjo tregon arsyen pse kryeministrin luan ndonjëherë rolin e shoferit, magazinierit dhe i pret atje vaksinat, për të bërë bujë të madhe. Apo nxjerr atje vaksina pas skandalit të “Nusretit”, etj.

Tani, mendoj se nuk ka më asnjë diskutim që po, ka qenë politike. Është përdorur politikisht. Dhe ka patur disa ushtarë partiakë në shëndetësi, të cilët nuk i shërbenin pandemisë, nuk kishin hallin e pandemisë por kishin hallin që qeveria të dilte mirë.

Dhe këto po shpërbëhen sot. Siç është zonja Najada Çomo", u shpreh ndër të tjera Balliu.

Lexo edhe: MEME/ “E dua 8 ballë në 25 prill, të ndihmon dhe Damiani”, Rama flet me inxhinieren Bozo

Vendi Edi Rama Lajme rtv ora intervista Politikë Lajmi i fundit pandemia PS klevis balliu najada como Aktualitet beti njuma RTV Ora

EMISIONET