Juventus sakrifikon mesfushorin për ish sulmuesin e Milanit

Juventus sakrifikon mesfushorin për ish sulmuesin e Milanit

Juventus është në kërkim të një sulmuesi të ri. Pas dështimeve me Dzeko dhe Milik, kampionët e Italisë kanë kthyer sytë nga Bundesliga, aty ku luan një njohje e vjetër e Serie A.

Fjala është për ish sulmuesin e Milanit dhe Genoas, Krzysztof Piatek,aktualisht pjesë e Hertha Berlin.

Dhe për të arritur te polaku, Juventus është i gatshëm të sakrifikojë edhe mesfushorin Bernardeschi.

Sipas portalit italian “Calciomercato”, trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo e konsideron ish-sulmuesin e Milanit si zëvendësuesin ideal të Alvaro Moratas.

Piatek nuk po e gjen veten në Gjermani dhe një rikthim në Itali, aty ku ka lënë shenjë, do të ishte më se i mirëpritur.

Sport Lajme Futboll merkato Hertha Berlin piatek bernardeschi

EMISIONET