Pritja vazhdon. Përgjigja e testit negative për Cristiano Ronaldon nuk ka ardhur ende dhe shpresat për ta patur në fushë të mërkurën në sfidën përballë Barcelonës dhe Leo Messit sa vijnë e veniten.

Juventus dhe ylli portugez kanë kohë deri nesër për të patur në duar përgjigjen negative të tamponit dhe mundësinë për ta parë në fushë në Champions League të mërkurën mbrëma, raporton Ora News.

Në Champions League, dueli I fundit mes CR7-ës dhe Messit daton në gjysmëfinalet e sezonit 2011-2012 kur portugezi ishte ende pjesë e Real Madrid.

Për momentin, Ronaldo është ende pozitiv me Covid-19 dhe siç ndoqi dje ngha televizioni ndeshjen Juventus-Verona, e treta që humb, mund të humbasë edhe superndeshjen e së mërkurës.

Zgjidhja përfundimtare do të mësohet nesër në orën 21:00. Nëse brenda kësaj ore vjen përgjigja negative atëherë CR7 mund të rikthehet në fushë në kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit në Europë. Përndryshe bardhezinjtë do të duhen të bëjnë edhe në këtë ndeshje pa yllin e tyre.

Për ndeshjen kundër Barcelonës, tekniku Andrea Pirlo do të ketë të gatshëm edhe sulmuesin tjetër Federico Chiesa, tashmë i rikuperuar.

/a.r, OraNews