Juristi Gjokutaj: Të dhënat nuk duhet të ishin nxjerrë, është shkelur ligji

Juristi Gjokutaj: Të dhënat nuk duhet të ishin nxjerrë,

Në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, juristi Genc Gjokutaj tha se shkelja ligjore është e dukshme në përdorjen e të dhënave nga PS, por sipas tij akoma nuk dihet qëllimet dhe pasojat e këtij veprimi.

Gjokutaj: Shkelja ligjore është e dukshme, por akoma nuk dimë qëllimet dhe pasojat e këtij veprimi. Ata që e kanë kryer një veprim të tillë e kanë kryer për të vijuar një procedurë të paligjshme, që dyshoj se është e lidhur me fushatën elektorale.

Nëse ecim me logjikën lëre këtë se ka gjëra më të rëndë, sigurisht që ka. Këtu ka media që kanë hyrë në të dhëna intime dhe opinioni ka qenë indiferent dhe një rast i tillë duket si periferik. Dikush thoshte se i jep vetë të dhënat. Është cenuar liria e vullnetit të personave me nxjerrjen e të dhënave.

Nëse konstatohen elementë penalë në këtë rast do të mund të themi se kush e nxori dhe kujt ia dha. Mund të jetë një zinxhir personash që e kanë bërë të mundur këtë operacion. Këto të dhënat  nuk duhet të ishin nxjerrë dhe është shkelur ligji.

EMISIONET